Projekti multimedial i Hong Kongut përkujton 30 vjetorin e masakrës së 4 qershorit në Pekin

Për të përkujtuar 30 vjetorin e masakrës së 4 qershorit në Pekin, një grup prej 60 gazetarësh nga Hong Kongu vendosi të dokumentojë ngjarjen me një projekt multimedial: Unë jam gazetar, Historia ime e 4 qershorit.

Po bëhen 30 vjet që nga ngritja dhe rënia e vitit ’89 e Lëvizjes së Demokracisë (八九 民运) në Kinë. Lëvizja demokratike 50 ditore e udhëhequr nga studentët, përfundoi me një goditje ushtarake brutale më 4 qershor. Një dokument konfidencial i qeverisë amerikane, publikuar në 2014, raportonte se sipas burimeve të brendshme kineze, të paktën 10,454 civilë u vranë, transmeton Global Voices.

Brenda Kinës, incidenti është një tabu politike dhe nuk mund të përmendet. Ndërsa në Hong Kong, qytetarët kanë marrë pjesë në ceremonitë vjetore të ndezjes së qirinjve këto 30 vitet e fundit, për të përkujtuar viktimat.

Projekti “Unë jam një gazetar, historia ime e 4 qershorit” vë në dukje rolin e gazetarëve si dëshmitarë të historisë dhe thekson detyrimin e tyre për të treguar të vërtetën dhe për të ndarë njohuritë e tyre:

Po bëhen tridhjetë vjet që nga masakra e 4 qershorit. Të vdekurit mbesin pa emër, protestuesit të persekutuar dhe vrasësit në liri. Faktet po shtrembërohen dhe rishkruhen në mënyrë që brezat e rinj kurrë të mos e mësojnë të vërtetën. Asnjë gazetar nuk duhet ta lejojë këtë të ndodhë; në veçanti ata që ishin dëshmitarë të vrasjeve. Jo vetëm që duhet ta tregojnë tragjedinë, por të shtojnë edhe njohuritë e tyre në të. Ky është detyrim për çdo dëshmitar të historisë.

Tregimet e 60 gazetarëve për incidentin do të publikohen në formë libri më 4 qershor 2019. Projekti gjithashtu përshin publikimin çdo ditë të një interviste me video. Më poshtë është promoja e projektit:

Gazetari i parë që flet për incidentin është Ching Cheong. 30 vjet më parë, ai ishte zëvendës kryeredaktor i Wen Wei Pao, një gazetë e sponsorizuar nga qeveria kineze në Hong Kong. Për çudinë e të gjithëve, gazeta e la bosh vendin e editorialit për të shprehur pakënaqësinë pasi Pekini shpalli ligjin ushtarak më 19 maj 1989. Ching Cheong zbuloi se ndonëse njerëzit si ai prisnin që brezi i vjetër në Partinë Komuniste kineze do të zgjidhte “vrasjen e 100 mijë njerëzve në shkëmbim të 20 viteve stabilitet”, redaksia u indinjua kur u shpall ligji ushtarak:

Një tjetër dëshmi me video është dhënë nga Leung Wai Man, një gazetare e Singtao, e cila ende mban një regjistrim zëri për atë që ajo kishte kaluar nga 3 deri më 4 qershor:

Wong Kan Tai, një tjetër gazetar nga Wen Wei Pao, mori lejen nga presioni i lajmeve në maj 1989 dhe udhëtoi për në Pekin si një gazetar i pavarur, kështu që ai mundi të regjistrojë ngjarjen nga perspektiva e tij. Ai vizitoi sërish Pekinin në vitin 1998, për të vazhduar zbulimin e së vërtetës. Ai beson se incidenti nuk ka përfunduar dhe se ende ka shumë lajme për tu raportuar.

Projekti u financua nga fondacioni “Njerëzit nuk do të harrojnë”, që menaxhohet nga Shoqata e Gazetarëve të Hong Kongut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button