Vendet e Ballkanit Perëndimor sjellin të kaluarën dhe të ardhmen në Bienalen e Venecias

Është pikërisht ajo periudhë e vitit: skena është qyteti italian i Venecias dhe kryefjala është arti, në të gjitha format e tij.

Bienalja e Venecias 2019, ose Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Artit, titullohet “May You Live In Interesting Times” (Jetofshi në kohë interesante). Titulli është një frazë e shpikjes angleze që prej kohësh gabimisht përmendet si një mallkim i lashtë kinez që thërret kohët e pasigurisë, krizës dhe trazirave, transmeton Global Voices.

Bienalja prezanton artistë nga 89 vende, veprat e të cilëve ekspozohen në pavionet historike në Giardini, Arsenale dhe në qendrën historike të qytetit të Venecias. Midis tyre, janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që e shohin ekspozitën si një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar artistët e tyre, përtej kufijve.

Shpeshherë, arti modern mund të duket “si i tepërt” për shoqëritë në këto vende, të cilat dikur favorizonin artin socialisto-realist, një trashëgimi nga e kaluara komuniste.

Por ky nuk është rasti në Bienalen e Venecias, ku arti nuk ka kufizime.

Pavijoni i Shqipërisë, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Artit – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

E kaluara takon të ardhmen në të tashmen

Shqipëria përfaqësohet në Bienale nga Driant Zeneli, i cili sjell një instalim skulpturor në video të titulluar “Ndoshta kozmosi nuk është kaq i jashtëzakonshëm”. Faqja zyrtare e Bienales jep këtë përshkrim:

(Instalacioni) zhvillohet nga një film me dy kanale të vendosur në minierat e Bulqizës, një qytet në verilindje të vendit ku, që nga viti 1918, nxirret krom. Filmi paraqet një grup adoleshentësh që zbulojnë një kapsulë kozmike që ndjek udhëtimin e kromit, nga nxjerrja dhe përpunimi, në eksportimin dhe shfrytëzimin mbarëbotëror. Ky udhëtim hapësinor “gjeopolitik” e kthen këtë mjedis industrial të errët dhe dramatik në një hapësirë të paqartë për rënien dhe ngritjen.

Biennale di Venezia

@la_Biennale

@2019Albanian “Maybe the cosmos is not so extraordinary” opens now at . @driant_zeneli realized a sculptural video installation, a ‘geopolitical’ space travel through shady and dramatic industrial environment.

See Biennale di Venezia’s other Tweets

“Ndoshta kozmosi nuk është kaq i jashtëzakonshëm” hapet për publikun tani në Arsenale. @driant_zeneli realizoi një video-instalacion skulpturor, një udhëtim “hapësinor gjeopolitik” përmes një mjedisi industrial të errët dhe dramatik.

Danica Dakić përfaqëson Bosnje-Hercegovinën në Bienale. Faqja zyrtare shkruankështu për instalacionin e saj:

[Ai] pasqyron poezinë e ekzistencës njerëzore në sfondin e realitetit bashkëkohor, pas tranzicionit në qytetin e Zenicës, ndërsa bashkëpunon me disa nga protagonistët e tij. Dikur simbol i përparimit modernist jugosllav, Zenica u la në mëshirë të fatit pas Luftës së Bosnjës. Dakić heton trashëgiminë e modernizmit, nga Bauhaus në paradigmat utopike të modernizmit socialist jugosllav. Punimet me tre video shkrijnë ndarjet midis skenës dhe audiencës, qytetit të vërtetë dhe atij imagjinar.

Pavijoni i Bosnjës dhe Hercegovinës, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Dakić është e para grua që përfaqëson Bosnje dhe Herzegovinën në ekspozitën ndërkombëtare të artit.

Balkan Insight@BalkanInsight

To mark the opening of the 58th Venice Biennale to the public today, revisit our interview with Danica Dakic, the first woman artist to represent Bosnia at the international art exhibition:http://bit.ly/2JwxYuk 

Yugoslav Industrial Symbol Inspires Bosnia’s Biennale Pick | Balkan Insight

Danica Dakic, the first woman artist to represent Bosnia at the Venice Biennale, has taken the drastic social and economic changes in the old industrial town of Zenica as her inspiration.

balkaninsight.com

See Balkan Insight’s other Tweets

Për të shënuar hapjen e Bienales së 58-të të Venecias sot, risjellim intervistën tonë me Danica Dakić, gruaja e parë që përfaqëson Bosnjën në ekspozitën ndërkombëtare të artit.

Alban Muja sjell në Bienalen e Venecias kujtimet e Luftës së Kosovës me një video instalacion të titulluar “Family Album”. Faqja zyrtare e Bienales shkruan:

[Ai] trajton rolin që imazhet dhe mediat luajnë në ndërtimin dhe formimin e narrativës, identitetit dhe historisë, veçanërisht në kohë konflikti. Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, Muja fton katër të rinj për të parë fotografitë gjatë fëmijërisë, të shkrepura nga fotoreporterët. Fotografitë tregojnë ata që braktisin shtëpitë e tyre. Fytyrat në ekran nuk reagojnë aq shumë për historinë ashtu siç ndodhi, por siç është prezantuar.

Pavijoni i Kosovës, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Kosovo Pavilion / 58th Venice Biennale@albanmuja

Kosovo’s pavilion is a simple, direct and passionate space, with video screens showing interviews with young adults who share harrowing memories of being children during the 1998-1999 Kosovo War”https://www.washingtonpost.com/entertainment/museums/venice-biennale-coverage/2019/05/08/0a39671e-6d16-11e9-be3a-33217240a539_story.html?noredirect=on&utm_term=.45f9adddfbda 

Perspective | Venice Biennale: After long days filled with contemporary art, a simple rocking horse…

Day Three exploring the world’s most prestigious art event, and experiencing some of the best moments apart from the two main sites.

washingtonpost.com

See Kosovo Pavilion / 58th Venice Biennale’s other Tweets

Pavijoni i Kosovës është një hapësirë e thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe me pasion, me ekranet që shfaqin intervista me të rinj, tashmë të rritur, të cilët ndajnë kujtime tronditëse gjatë fëmijërisë gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999.

An Odyssey (Odisea) nga Vesko Gagoviçi nga Mali i Zi është frymëzuar nga filmi i Stanley Kubrick, 2001: A Space Odyssey. Ky është përshkrimi në faqen zyrtare të Bienales:

Kjo na çon në kohë, përmes shtrirjes shpirtërore nga parahistoria deri në të tashmen. Frymëzimi i artistit gjeti pikën e tij të fillimit e Stanley Kubrick, 2001: A Space Odyssey.

Arshake@arshake_com

http://ow.ly/ELVX50u7nnc 
In conversation with Dobrila De Negri, Vesko Gagović talks about his intervention at @la_Biennale for the Pavillon of . His project ODISEJA unfolds from the film “2001: Space Odyssey”

Conversation between Dobrila Denegri and Vesko Gagović – Arshake

In conversation with Dobrila De Negri, artist Vesko Gagović talks about his project inspired by “2001: A Space Odyssey”.

arshake.com

See Arshake’s other Tweets

Duke folur me Dobrilla De Negri, Vesko Gagoviq flet për punën e tij në Bienale për Pavijonin e Malit të Zi. Projekti i tij ODISEJA merr shkas nga filmi “2001: Space Odyssey”.

Pavijoni i Malit të Zi, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Artistja Nada Prlja nga Maqedonia e Veriut rishikon konceptet e teorisë marksiste dhe aspektet e modernizmit, me një seri instalacionesh. Faqja zyrtare e Bienales përshkruan kështu projektin e saj, i cili titullohet “Subversion to Red”:

Teksa mundëson një përmbysje të natyrës së ashpër të kapitalizmit dhe ngurtësisë së kohëve socialiste, artistja Nada Prlja nga Maqedonia e Veriut përdor metodologji artistike dhe jo-artistike, përfshirë një debat të bazuar në performancë (duke shfaqur teoricienët kryesorë politikë) dhe instalacione, të cilat ripërcaktojnë një disa vepra arti të epokës socialiste.

Biennale di Venezia

@la_Biennale

is presenting “Subversion to Red” by @Prlja_Nada at Palazzo Rota Ivancich, Castello 4421. The project searches for alternative forms of art and society, by revisiting specific artworks and theories from the past.

See Biennale di Venezia’s other Tweets

Pavijoni i Maqedonisë së Veriut paraqet “Subversion to Red” nga @Prlja_Nada në Palazzo Rota Ivancich, Castello 4421. Projekti kërkon forma alternative të artit dhe shoqërisë, duke rishikuar veprat e veçanta artistike dhe teoritë e së kaluarës.

Regaining Memory Loss nga Djordja Ozbolt nga Serbia paraqet piktura dhe skulptura të reja që adresojnë kujtesën personale dhe kolektive. Faqja zyrtare e internetit i përshkruan kështu ato:

Veprat në vetvete janë interpretime, një pikëpamje subjektive e së kaluarës nga perspektiva e momentit aktual. Ozbolt vë në dyshim rolin e artit në zbeërthimin e së vërtetës: në jorealen e imagjinuar, veprat tregojnë se kujtesa është e rreme, por si përfaqësim artistik, ato janë të vërteta.

Pavijoni i Serbisë, Ekspozita e 58-të Ndërkombëtare e Arteve – La Biennale di Venezia, May You Live In Interesting Times. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Ky përdorues i Twitter ndjeu jugonostalgji gjatë vizitës në pavijonin serb.

View image on TwitterView image on Twitter

Marko Čeperković@markoceperkovic

Spent the last four days at @la_Biennale in Venice as a guest of the Serbian delegation. created the works inside what used to be the Yugoslav pavilion and what Serbia uses today. During my stay I couldn’t help but feel some .

See Marko Čeperković’s other Tweets

Kalova katër ditë në @la_Biennale në Venecia si mysafir i delegacionit serb. #DjordjeOzbolt krijoi veprat brenda asaj që dikur ishte pavijoni jugosllav dhe asaj që Serbia është sot. Gjatë qëndrimit tim atje e kisha të pamundur të mos ndjeja jugonostalgji.

La Biennale di Venezia (siç njihet në italisht), e cila u hap më 11 maj, do t’i mirëpresë vizitorët deri më 24 nëntor 2019.

Temat e edicionit të këtij viti përfshijnë ndër të tjera, krizat ndërkombëtare, si emigracioni:

Mbetjet e një anijeje të nxjerra nga fundi i detit katër vjet më parë në brigjet e Libisë sëbashku me trupat e pajetë të qindra emigrantëve, gjithashtu u prezantua në Bienale. Barca Nostra, Shipwreck 18 Prill 2015 nga artisti zvicerano-islandez Christoph Büchel. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

… dhe një temë që prek direkt qytetin e Venecias: ngrohja globale.

Lituania krijoi një plazh gjigant të bërë nga dora e njeriut dhe një performancë intensive të drejtpërdrejt. Pavioni gjithashtu përfaqësonte qytetin mikpritës të Bienales dhe banorët e tij, duke vënë theksin te brigjet e Venecias. Sun & Sea (Marina) portretizon njerëzit në jetën e përditshme që luftojnë ndryshimin e kushteve klimatike. Foto: La Biennale di Venezia, e përdorur me leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button