Do të shtrenjtohet hyrja në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Bileta e hyrjes në Kopshtin Zoologjik në Shkup do të shtrenjtohet dhe në vend të 50 denarëve sa ka qenë deri më tani, do të bëhet 80 denarë. Hyrja për fëmijë deri në moshën 3 vjeçare do të vazhdojë të jetë falas.

Vendimi për ndryshimin e çmimit të biletës hyrëse do të jetë në rend ditë në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe nëse miratohet, vendimi do të hyjë në fuqi në fillimin e qershorit, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, shkaku i shtrenjtimit të biletës është rritja e numrit dhe llojit të kafshëve në kopsht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button