Siri, nga sulmet e regjimit humbin jetën 12 civilë në zonën e deeskalimit

Burime nga mbrojtja civile “Helmetat e bardhë” njoftuan se 12 civilë janë vranë në sulmet e forcave të regjimit në zonën veriperëndimore të deeskalimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet thonë se katër fëmijë gjenden në mesin e viktimave në sulmet e mbrëmshme që kishin për cak qytetin Kafr Nabl në provincën e Idlibit dhe qytetin Qastun në provincën Hama.

Viktimat e reja e çojnë në 415 numrin e civilëve që kanë humbur jetën në Idlib që nga 25 prilli.

Rreth 1,5 milion njerëz aktualisht banojnë në Idlib. Gjysma e tyre janë të zhvendosur nga pjesë të tjera të shtetit të shkatërruar nga lufta civile.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Megjithatë, regjimi në vazhdimësi i ka thyer kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së deeskalimit.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it përdori dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button