U mbyll Kulla e Eiffelit pasi një burrë filloi të ngjitej në të

Kulla e Eiffelit është evokuar nga të gjithë vizitorët dhe pastaj është mbyllur pasi një burrë është parë se po ngjitej në të.

Policia dhe zjarrfikësit kanë arritur menjëherë te kjo kullë gati 300 metra e lartë, e cila sapo ka festuar 130 vjetorin, shkruan “Daily Mail”.

“Kulla e Eiffelit aktualisht është e mbyllur për shkak të një burri të paidentifikuar i cili ka filluar të ngjitej në të”, ka thënë zëdhënësi i Kullës, transmeton Koha.net. “Policia tani është duke negociuar me burrin i cili është në një pozitë shumë të rrezikshme. Për t’iu shmangur pritjes së gjatë, ne i sugjerojmë njerëzve që të shtyjnë viziton e tyre në Eiffel”, shtoi ai.

Sipas fotografive të postuara në rrjetet sociale, shihet se burri ka arritur të ngjitej në 2/3 e pjesës së Kullës, ndërsa sipas disa fotografive të tjera shihet se ai ka arritur pothuajse në kuvertën e vështrimit.

Gjithashtu, edhe sheshi nën Kullën e Eiffelit është evakuuar.

“Policia ka arritur të bisedojë me këtë burrë, por ende nuk dihet pse ai filloi të ngjitej tutje përmes trarëve të hekurta të Kullës”, ka thënë një burim policor për AFP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button