Zarif: Terrorizmi ekonomik nuk do ta shkatërrojë Iranin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif tha se presioni ekonomik dhe sanksionet nuk do të rrezikojnë vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Terrorizmi ekonomik dhe komentet gjenocidale nuk do ta shkatërrojnë Iranin”, iu kundërpërgjigj Zarif presidentit të SHBA-së Donald trump, i cili kërcënoi se “nëse duan luftë, ky do të jetë fundi i Iranit”.

Kryediplomati iranian, Zarif tha se Trump shpreson që të arrijë atë që Aleksandri i Madh, Xhengis Khani dhe siç theksoi, agresorët e tjerë nuk kanë arritur.

“Iranianët me mijëra vite rezistuan ndërsa agresorët u zhdukën. Provoni me respekt, kjo funksionon”, shkroi Zarif në Twitter.

Trump të dielën porositi Teheranin që të mos kërcënojë SHBA-të, përndryshe ky “mund të jetë fundi i Iranit”.

Në disa javët e fundit janë rritur tensionet midis Washingtonit dhe Teheranit ndërsa SHBA-të dërguan njësite në Lindjen e Mesme.

Të enjten “New York Times” citoi burime të inteligjencës se Irani kohët e fundit në Gji ka dërguar anije ushtarake me raketa hedhës me çka rritet frika për një konflikt të mundshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button