Mjekët amë kërkojnë që Fondi t’u lejojë “receta ekologjike”

Mjekët amë duan të çlirohen nga obligimi për të përshkruar receta në letër dhe sugjerojnë të mbetet vetëm forma elektronike e recetës, transmeton Plusinfo.mk, përcjell Portalb.mk. 

Nga shoqata e mjekëve privatë thonë se tashmë e kanë dorëzuar këtë propozim në Fondin për sigurim shëndetësor, por ende s’kanë përgjigje.

– Sigurisht, që nuk s’kërkojmë “ujë të ngrohtë” për heqjen formës së recetës në letër, kjo është bërë tashmë në shumë vende, për të mos shpenzuar letër, që ka edhe qasje ekologjike. Megjithëse nuk kam mbajtur shënime, e di se në ordinanca shpenzohet shumë letër për këtë qëllim. Ja, kemi pacientë shumët të moshuar, për të cilët përshkruajmë edhe nga 30 receta të barnave për njeri, mund ta llogaritni sa janë në nivel mujor dhe vjetor – thotë d-r Lili Çollakova Dervishova, kryetare e Shoqatës..

Ajo shton që përveç letrës, është koha që në ordinanca të reduktohet koha e pritjes për pacientët të cilët vijnë vetëm për të marrë receta.

– Para disa ditësh kishim ngecje në “Termini im” për të lëshuar udhëzime dhe receta, të cilat nuk ishim në mundësi t’i shtypim, prandaj njerëzit duhej të prisnin deri në 15 minuta për të marrë një recetë, reagime ka pasur nga tërë Maqedonia … Kërkojmë që sa më shpejt të shfuqizohet receta në letër dhe të mbetet vetëm në formë elektronike, formë të cilën e kanë edhe barnatoret, ndërsa qasje dhe pasqyrë kanë edhe në Fondin për shëndetësi – thekson d-r. Çollakova Dervishova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button