Lindani toksik në Pelenicë është rrethuar, por s’ka sinjalizim për ndalesë të qytetarëve

Është rrethuar deponia me lindani në Pelenicë, afër Draçevës – Shkup. Pas verifikimit të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (MAJPH), “Meta” ka vizituar vendin, dhe ka parë që vendin vërtetë është rrethuar, por nga një rrjetë e thjeshtë, pa asnjë mbishkrim se për çfarë bëhet fjalë apo paralajmërim dhe ndalesë për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Pas më shumë se tre dekada, në hapësirën ku supozohet se janë të groposura afër 8 mijë tonelata lindan pesticid i rrezikshëm, është ndaluar lëvizja e njerëzve dhe kafshëve. Lindani, sipas dëshmitarëve, në vendin afër manastirit Pelenicë të Draçevës, në rrugën drejt fshatit të Koliçanit të Poshtëm dhe të Sipër, dhe është deponuar në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar nga ana e prodhuesit, fabrika “OHIS”, që kur u ndalua prodhimi dhe shfrytëzimi i saj.

Tash për tash shteti nuk ka paraparë buxhet, dhe as ka vendosur se çfarë do të ndërmarrë më tej.

“Primare ishte që vendi të rrethohet, të ndalohet lëvizja në afërsi të saj, por fillimisht është e nevojshme të gjendet mjete nga buxheti, që të realizohen analiza të thella, dhe të vërtetohet në çfarë koncentrimi, ku saktë dhe në çfarë thellësie gjendet lindani”, tha sekretarja shtetërore e MAJPH-ja, Ana Petrovska.

Petrovska shtoi se për këtë qëllim është në plan të aplikohet për mjete në fonde të Bashkimit Evropian (BE).

Pelenicë - Lindan - gardhi - rrethoja
Rrethoja e lindanit. Foto: META

Pasoja jashtëzakonisht të mëdha mbi shëndetin

Asociacioni ndërkombëtar për kërkime të kancerit e klasifikon lindanin në grupin 1 të substancave kancerogjene me prova të mjaftueshme se e shkakton limfomën e ne-Hoxhkin. Ekspozimi afatgjatë ndaj lindanit me thithje (inhalim) tek njerëzit ndërlidhet me sëmundje të mëlçisë, gjakun si dhe çrregullime të sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe riprodhues.

LEXO: Lindani kancerogjen prej OHIS-it për 50 vite metastazon, secila qeveri e injoron (VIDEO)

Lindan
Lindan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button