Një 16-vjeçar nga Durrësi është përplasur nga treni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës te stacioni i Trenit. Mësohet se një lokomotivë e trenit ka aksidentuar një 16-vjeçar, Samuel Kokomani, i cili pas tre orëve operacion në spitalin e Durrësit ka humbur jetën.

I riu ishte duke kaluar shinat e trenit, me kufje në vesh në momentin që është aksidentuar.  Ai është tërhequr zvarrë për disa minuta nga treni dhe aty mori plagë të rënda, të cilat i sollën dhe vdekjen, transmeton Sot news.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe drejtuesi i trenit, makinisti është shoqëruar në polici.

Theksojmë se treni ka qenë me 5 km/h në momentin e aksidentit. Zona ka qenë e rrethuar me rrjetë dhe nuk dihet si i riu ka përfunduar në vendin ku u aksidentua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button