Automjeti i NPK-së në Bogovinë ka shtypur për vdekje punëtorin 40 vjeçar

Sot rreth orës 11 e 30 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është denoncuar aksident trafiku me pasoja vdekje, njofton Policia e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pirok, kur mjeti ngarkues me targa të Tetovës, pronë e Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” nga fshati Bogovinë, e drejtuar nga 55-vjeçari A.F. nga fshati Bogovinë, duke lëvizur mbrapa ka aksidentuar 40-vjeçarin O.M nga i njëjti fshat i punësuar në NPK.
“Sharri.”

Si pasojë, personi O.M. ka marrë lëndime të rënda trupore, u është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Inspektimin në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik në bashkëveprim e ekipin nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dhe punohet në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button