Afinitetet e nxënësve dhe zhvillimi i mësimdhënësve në qendër të ligjeve të reja në arsim

Ministria e Arsimit është duke përgatitur Ligj për arsimin fillor me të cilin parashihet rregullimi i procesit arsimor që do të realizohet në shkollat ​​fillore, si dhe veprimtarinë a arsimit fillor, si pjesë të sistemit unik edukativ-arsimor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Si objektiv kryesor i ligjit të ri theksohet sigurimi i qasjes sistemore për të stimuluar zhvillimin kognitiv (të njohjes), afektiv dhe psiko-motorik të fëmijëve në përputhje me potencialet dhe afinitetet e tyre, arritjen e standardeve kombëtare për arsimin fillor në fushat e shkrim-leximit, mësimin e gjuhëve të huaja, matematikën, shkencat natyrore dhe teknologjia, shkrim-leximi digjital, zhvillimin personal dhe social, kulturën demokratike dhe edukatën qytetare, sipërmarrësinë dhe shprehjen artistike, kultura dhe multikulturë, zhvillimin e vetëbesimit dhe vetëdijes te nxënësin për individualitetin e tij.

Në të njëjtën kohë, Ministria po përgatit ligjin për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Në justifikim thuhet se me këtë ligj rregullohen kushtet për ushtrimin e profesionit mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme, vendosje të marrëdhënies së punës, kategoritë e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, detyrat e punës, trajnim i vazhdueshëm profesional (zhvillimi profesional) avancimi i titujve (zhvillimi i karrierës) dhe marrja e titullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button