Zgjedhje të qeta në veri të Kosovës: Lista Serbe fiton katër komunat, pesë ankesa në PZAP

Zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan të dielën në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj, njofton Vizion Plus.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42 %, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash, Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.  44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime ishin hapur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. 464 vëzhgues ishin të akredituar, vëzhgues nga Kosova dhe të huaj. Vëzhgues kishte edhe nga ambasadat në Kosovë dhe OSBE-ja.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pesë ankesa nga procesi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP, Mul Desku, ka thënë se kanë pranuar deri më tash pesë ankesa kundër Listës Serbe, njofton Klan Kosova.

“Gjithsej kemi marrë pesë ankesa kundër Listës Serbe për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Tri ankesa kanë ardhur nga Qeveria për fushatë, ndërsa dy të tjera janë për ditën e djeshme që kanë ardhur nga BIRN”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button