Trajkovski do të jetë drejtor i përgjithshëm i Bankës “Eurostandard”

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Goran Trajkovski, i cili dha dorëheqje nga ky post, do të jetë drejtor i ri i përgjithshëm i Bankës “Eurostandard”. 

Sipas Pres 24, Trajkovski do të ikë nga Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale që të bëhet drejtor i Bankës Eurostandard. Ai për portalin vetëm ka paralajmëruar se do të ikë për të marrë funksion tjetër, transmeton Portalb.mk..

Trajkovski për PlusInfo ka konfirmuar se do të marrë funksion të ri, por ka refuzuar të zbulojë detaje. Ai vetëm shkurt ka deklaruar se presin të mbarojë me dorëheqjen.

Trajkovski në dorëheqje, të cilën të premten e ka dorëzuar në Kuvend, ka shkruar se për shkaqe personale do të ikë nga Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale.

Ai në dorëheqje u falënderua për besimin që ishte i zgjedhur për drejtor në periudhë, siç ka deklaruar, kur Maqedonia është përballur me cenime të rënda të privatësisë, uljen e besimit të qytetarëve në institucione, që është konstatuar edhe nga ekspertët e Rajnhard Pribe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button