Google “godet” Huawei-n, kufizime në sistemin Android

Google ka ndaluar krijuesin e telefonit Huawei nga disa përditësime në sistemin operativ Android, duke i dhënë një goditje firmës kineze.

Dizajni i ri i telefonave inteligjentë Huawei do të humbasi akses në disa aplikacione të Google, transmeton Top Channel.

Ky veprim vjen pasi administrata Trump shtoi Huawei në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Në një deklaratë, Google tha se ishte “në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve”.

Huawei nuk pranoi të komentojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button