Prokuroria: Asnjë incident në zgjedhjet në Veri

Procesi i votimit në katër komunat në veri të vendit ka kaluar pa asnjë incident.

Kështu ka njoftuar Prokuroria e Kosovës.

“Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Kallxo.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellë edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button