Lituania me më së shumti shkencëtare dhe inxhiniere në BE

Lituania është vendi i BE-së me përqindjen më të lartë të grave midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat.

Zyra statistikore ka specifikuar se dy vjet më parë në pesë shtete shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishte e gjinisë femërore. Këto janë Lituania (mbi 57% gra shkencëtare dhe inxhiniere), Bullgaria dhe Letonia (53%), pasuar nga Portugalia (51%) dhe Danimarka (pak më shumë se 50%), transmeton Koha.mk.

Vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore duke përfshirë Poloninë, Kroacinë, Slloveninë dhe Rumaninë, ishin gjithashtu mbi mesataren e BE-së prej 41%. ”Të fundit në renditje janë Luksemburgu (25%), Finlanda (29%) dhe Gjermania (33%)”, shpjegoi Eurostat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button