Sot pritet të takohen Pendarovski me Ahmetin dhe Xhaferin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Takimi do të mbahet në Vilën Vodno, kumtuan nga kabineti i presidentit. Ky është takimi i tij zyrtar pas inaugurimit të Pendarovskit për shef të shtetit.

Gjithashtu burime partiake nga BDI thonë për A1on se kryetari Stevo Pendarovski do të takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Detaje nuk janë dhënë sa i përket takimit.

Paraprakisht takim me Pendarovskin kishte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me të cilin piu kafen presidenciale.

Edhe pse Pendarovski premtoi që do të komunikojë me opozitën dhe do të konsultohet me ata, deri më tani nuk ka njoftim që do të realizohet ndonjë takim më liderin e VMRO-së, Hristian Mickoski. VMRO i pranoi rezultatet dhe mori pjesë në inagruimin. Se a do të vjen deri në relaksimin e marrëdhënieve në shtet dhe cilin rol do ta luaj Pendarovski në këtë pjesë, pritet të shihet së shpejti. Ditët ne vijim janë kyçe për miratimin e Ligjit për Prokurorinë publike dhe për fatin e PSP-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button