20 vjet nga masakra e Dubravës, të mbijetuarit të zhgënjyer se drejtësia nuk erdhi në vend

Nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, rreth 1 mijë të burgosur në burgun e Dubravës përjetuan tmerrin nga forcat serbe.

Gjatë masakrës 5-ditore në burgun e sigurisë së lartë qenë vrarë e masakruar rreth 160 persona ndërsa plagosur rreth 300 të tjerë.

Bislim Zogaj, i cili ishte i burgosur politik në grupin e parë të UÇK-së, kishte shërbyer edhe si mjek pas masakrës, raporton KTV.

Ai pas dy dekadash rrëfen për atë që kishin përjetuar gjatë 5 ditëve nga forcat serbe.

Edhe pas 20 vjetësh, ende nuk është dënuar askush për krimet e bëra në burgun e Dubravës.

Kjo Zogajn po e shqetëson shumë dhe thotë se Kuvendi duhet ta fusë në rezolutën e miratuar edhe këtë masakër.

I burgosur në Dubravë ishte edhe profesori Ukshin Hoti, i cili tashmë 20 vjet figuron si i zhdukur.

Vrasja e të burgosurve dhe plagosja e disa prej tyre tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, të kryer në Kosovë ka shkruar presidenti, Hashim Thaçi në “facebook”.

“Para 20 vjetësh, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë. Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e më shumë se 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu më shumë se 400 masakra, vrau më shumë se 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999. Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri. Edhe pas 20 vjetësh, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Ky burg i sigurisë së lartë, gjatë luftës së fundit në Kosovë përdorej edhe nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë.

Pasi që pushteti serb kishte informata se do të bombardohej ky burg prej NATO-s, nga burgjet e ndryshme të Serbisë e të Kosovës aty u dërguan të burgosurit politikë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button