Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi Zaev-Ahmeti për “fshesën” në Qeveri

Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, takim ky që lidhet me paralajmërimet e kryeministrit për ndryshime në kabinetin qeveritar, në pushtetin lokal por edhe në organet e partisë. Numri një i qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se jemi duke bërë analizë për udhëheqësit e drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe se vendimi do të merret në bazë të rezultateve që ata kanë treguar në punë, transmeton TV 21.

“Ende po bëjmë analiza dhe do të sjellim vendime politike dhe pas sjelljes së vendimeve politike do të veprojmë në pajtim me ato vendime dhe me rezultatet që ende i analizojmë” theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit

Kryeministri Zaev, rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve. Ai theksoi se këto ditë do të ketë takime me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, ndërsa në lidhje me deklaratat e ministrave të BDI-së se ata përgjigjen vetëm para liderit të tyre partiak, ai tha se ministrat e partisë së tij kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button