Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për pesë persona për posedim të lëndëve narkotike

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata të caktojë masën e paraburgimit për pesë persona të cilët dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, transeton Koha.net.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së shtunë rreth orës 20:30 minuta, ka ndaluar pesë persona, në mesin e tyre dhe një i mitur, për shkak të dyshimit se tek të njëjtit janë gjetur 1095.7 gram narkotikë të llojit ‘’Marihuanë’’.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit B.H., H.K., F.SH., M.A., dhe i mituri L.A., më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, në lagjen ‘’Muharrem Ibrahimi’’, në Gjilan, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar narkotikë, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tyre, të cilin e drejtonte i mituri L.A., janë gjetur 1095.7 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’, e cila edhe është konfiskuar nga ana e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button