May planifikon një “ofertë të guximshme” për të arritur mbështetjen për Brexitin

Kryeministrja britanike Theresa May, tha se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit, me “një pako të masave të përmirësuara” në tentativën e fundit për daljen nga Bashkimi Evropian me marrëveshje, para se të përfundojë mandatin, transmeton REL.

Pas dështimit tri herë radhazi për të marrë aprovimin e Parlamentit për marrëveshjen e Brexit-it, Qeveria britanike tani do të vendos projektligjin, legjislacion që do të vendosë për këtë çështje, para votimit në Parlament në qershor.

“Sido që të jetë rezultati i votimit, unë nuk do të kërkoj nga ligjvënësit të mendojnë sërish. Por, do të kërkoj që të shikojnë marrëveshjen e re të përmirësuar me “sy të ri” dh eta mbështesin”, tha May.

Sipas raportimeve të mediave britanike, May do të konsultohet me kolegët e kabinetit për ndryshimet e propozuara për marrëveshjen e largimit nga blloku.

Rreth 3 vjet pas votimit pro të Britanisë prej 52 përqind në referendumin e largimit nga BE-ja, ende mbetet e paqartë se si, kur apo a do të largohet fare nga blloku që iu bashkua më 1973. Afati përfundimar për largim është 31 tetori.

Bisedimet e Brexit-it në mes të konservativëve të May dhe laburistëve dështuan të premten. Të shtunën, zëdhënsi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, tha se Qeveria duhet të premtojë mbajtjen e një votimi publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button