Në Shkup mungojnë 10.000 vendparkingje, thotë drejtori i NP “Parkingjet e Qytetit”, Jakimovski

Në Qendrën e Shkupit mungojnë mbi 10.000 vende të parkingjeve, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Qytetit”, Borçe Jakimovski. Nëpër Shkup vetura parkohen ku të gjejnë vend, në bulevarde, sheshe, rrugë për këmbësorë dhe gjelbërime. Që të arrihet numri i nevojshëm i vendparkingjeve, sipas analizave të ndërmarrjes Publike të Qytetit të Shkupit nevojitet të ndërtohen 4 garazha në kate, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ndërtimi i një garazhe me 4 kate kushton 1 milion euro. Me Qytetin e Shkupit bëjmë analiza ku të ndërtohen, sepse ne si Ndërmarrje nuk kemi aq mjete që vetë të investojmë. Nga analizat e deritanishme, në parking montazh duhet të shndërrohet në “Shtëpi për vulë” te stacioni policor ‘prolet’, te kopshti zoologjik dhe te spitali ‘8 Shtatori’”, tha Jakimovski.

Nga Ndërmarrja thonë se ata çdo ditë dënojnë për parkim të pandërgjegjshëm, por qytetarët sërish parkohen ku të arrijnë. Në ditë me merimangë ngrihen nga 40 vetura, ndërsa dënohen nga rreth 60 qytetarë.

“Rreth 2.500 vetura ngrihen me merimangë në muaj ose 30.000 ne vjet, nuk është numër i vogël. Problem të madh në qendër të qytetit kemi edhe me garazhat të cilat banesorët nuk i shfrytëzojnë për parking. Rreth 2.000 vendparkingje të tilla qëndrojnë të zbrazëta, qytetarët nuk duan t’i shfrytëzojnë dhe kërkojnë nga ne t’ju japim ngjitëse për parking falas si banorë të qendrës”, shtoi Jakimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button