Qeveria të tërheqë vendimin për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, kërkon “Eko svest”

Qeveria duhet doemos të tërheqë vendimin për ndarjen e 8 koncesioneve për ndërtim të hidrocentraleve të vogla, shumica e të cilave janë në zona të mbrojtura dhe kështu rrezikohet të shkatërrohen ekosisteme të tëra që janë me vlera të veçanta ekologjike dhe biologjike, ka bërë thirrje Qendra për kërkime dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-Svest”. Më 14 maj, qeveria miratoi koncesione për ndërtim të hidrocentraleve të vogla në zona të mbrojtura, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga “Eko-Svest” (Eko-Vetëdija), thonë se tenderi, i cili është shpallur më 4 janar, parashikon dhënien e gjithsej 22 lokacioneve për hidrocentrale të vogla dhe se në shkurt me një shkresë kanë reaguar te kryeministrit ku kanë vënë në pah se 11 nga lokacionet e propozuara për koncesione gjenden në zona të mbrojtura. Analizat e kësaj organizate joqeveritare kanë treguar se kjo thirrje është në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është në kundërshtim me rekomandimet e Parlamentit evropian dhe Konventës së Bernës

“Dëmi mbi biodiversitetin dhe habitatet natyrore është edhe më i madh kur planet e tilla për ndërtim janë në zona me vlerë të veçantë ekologjike dhe biologjike. Si demonstrim i kësaj praktike të papërshtatshme është edhe ndërtimi hidrocentralit të vogël lumit të Krapit, i cili ndodhet në malin Jakupica dhe paraqet sipërfaqe Emerald, që është nën mbrojtje të Konventës së Bernës. Foto-raportet e fundit nga vizita në terren nxjerrin në pah një sërë shkeljesh të ligjeve tona, mungesa e praktikave të mira të ndërtimit dhe shkatërrimit të përhershëm të ekosistemeve dhe lumit “, publikoi “Eko-Svest” në rrjetet sociale.

Një nga bashkëthemeluesit dhe drejtore ekzekutive e organizatës joqeveritare “Eko-Svest” është Ana Čolloviq-Leshoska, e cila këtë vit është një ndër fitueset e çmimit prestigjioze Çmimi botëror Goldman, me të cilin nderohen luftëtarët për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ajo e drejton luftën shumëvjeçare kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve në kuadër të Parkut kombëtar Mavrovë që, ndër tjerash, e kërcënojnë habitatin e rrëqebullit të rrallë ballkanik. Ajo mori pjesë dje në panelin e 5-të të Forumit të Maqedonisë për energjetikë, ku tha se 55% e qytetarëve mendojnë se mund të ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Të flitet për ndërgjegjësim për efikasitetin energjetik duhet të flitet për ndërgjegjësim në shumë tema që ndërlidhen me këtë. Efikasiteti energjetik funksionon në shumë fusha. ‘Eko-Svest’ punon në afat të gjatë në këtë temë. Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë se 55% e qytetarëve mendojnë që ata mund të ndikojnë për të mbrojtur mjedisin jetësor. Kjo do të thotë që tek qytetarët ka ndërgjegjësim se shumë gjëra varen prej tyre”, tha Çolloviq-Leshoska.

Nga “Eko-Svest”, thonë që ndonëse koncesioni për hidrocentralin e vogël në lumin Zhirovnicë në Parkut Kombëtar Mavrovë nuk është dhënë me këtë thirrje, qeveria nuk është dashur të japë edhe 10 centralet tjera për të dëshmuar që përkushtimi ruajtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor nuk është vetëm një deklaratë në letër, por përkushtim i vërtetë.

“Për këtë zhvillim më të ri të situatës, me ndërtimin e mëtejshëm të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, planifikojmë të informojmë Shoqatën energjetike dhe Sekretariatin e Konventës së Bernës”, thonë nga “Eko-svest”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button