Revizioni për tekstet mësimore: Maqedonia e Veriut dhe Greqia para miratimit të historisë

Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kanë kryer revizion të detajuar dhe gjithëpërfshirës në planet mësimore të historisë, librat dhe materialet e mëtutjeshme mësimore që përdoren në dy vendet, transmeton Portalb.mk.

Kjo u theksua në deklaratën e përbashkët nga mbledhja e katërt e Komitetit të përbashkët interdisiplinor të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë së mbajtur në Ohër.

Në deklaratën përbashkët theksohet se “materiali i lartpërmendur duhet që në periudhë më të shkurt të afatit kohor të lirohet nga referencat irredentike dhe vizionare, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

“Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe në pajtim me qëllimet e pjesëtarëve të UNESKO-s dhe të Këshillit të Evropës është miratuar metodologjia, e shkruar në konkluzionet për revizion të planeve arsimore dhe librave. Të dy delegacionet janë pajtuar ta nxisin kyçjen e më shumë përmbajtjeve në fushën e kulturës dhe artit në arsim me qëllim të ndërtimit të pamjes pozitive për tjetrin”, theksohet në deklaratën e të dy delegacioneve.

Në ngjarje, shtohet në kumtesë, është arritur edhe kornizë kohore për aplikimin e gjetjeve të Komitetit të përbashkët interdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore dhe arritjet e rekomandimeve relevante deri te Këshilli për bashkëpunim të lartë.

Përndryshe, Marrëveshja e Prespës solli formimin e Komitetit Interdisiplinar të Përbashkët të Ekspertëve (KIPE) për çështje historike, arkeologjie dhe arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Ky komitet ka në përbërje dy grupe punuese, njëri me historianë nga Maqedonia dhe tjetri me historianë nga Greqia.

LEXO: Marrëveshja e Prespës, komiteti Maqedoni – Greqi sot do ta mbajë mbledhjen e parë

LEXO: Bolaris: Nga viti i ardhshëm arsimor nuk do të ketë irredentizëm në tekstet shkollore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button