Timonie në Gostivar: Dëshirojmë hapje të negociatave, do të jetë mirë edhe për ne

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie dje ishte për vizitë në Gostivar ku mori pjesë në manifestimin “Dita e frankofonisë”. Më Pas u takua me kryetarin e komunës, Arben Taravari me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit. Në pyetjen e gazetarëve rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe marrjen e datës për negociata, ambasadori francez tha se kjo nuk është vetëm marketing politik, transmeton Portalb.mk.

“Fillimi i negociatave do të jetë mirë edhe për ne, ambasadorët e vendeve perëndimore. Ne dëshirojmë hapje të negociatave të para anëtarësimit. Por vendi duhet të jetë i përgatitur për këtë. Kështu që nuk do të jetë dhuratë. Kjo duhet të jetë duhet të jetë dhuratë e merituar në duart tuaja”, shtoi Timonie.

Edicioni i nëntë i manifestimit “Dita e frankofonisë” u mbajt në Qendrën për Kulturë të ASNOM-it. Këtë vit përveç nxënësve nga Gostivari, u shfaqen e nxënës nga Shkupi, Tetova, Pehçeva, Kavadari, Lozova, Vrapçishti etij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button