Një djalë 7-vjeçar po lufton me jetën në Klinikën e Shkupit pasi është goditur nga një veturë

Në orën 20 e 35, mbrëmë te ura në fshatin Lubosh drejt Batincës së Shkupit, një veturë e tipit “Nisan Navara” me targa të Italisë, e vozitur nga T.S. (32)  e ka goditës një djalë nga fshati Cvetovë, transmeton Portalb.mk.

Fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën urgjente të kompleksit “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm për shkak se ndodhet në rrezik për jetë.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button