Marrja e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski duhet të shqyrtohet deri të mërkurën e ardhshme

Pika për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski duhet të shqyrtohet deri të mërkurën e ardhshme, kur skadon afati deri 15 ditë pas njoftimit të marrë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Deri atëherë, Komisioni duhet që së pari ta shqyrtojë Ligjin për siguri nacionale, për të cilin janë ngritur rreth pesëdhjetë amendamente, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Pasi do të mbarojë debati për këtë ligj, deputeti dhe kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski do ta caktojë seancën në të cilën do të debatohet për mandatin e Gruevskit.

Në kundërshtim me disa shkrime të medieve të caktuara se Bogoevski e ka shtyrë seancën, e vërteta është se ajo as nuk ka qenë e caktuar.

Xhaferi të mërkurën dërgoi shkrim te Komisioni me të cilin e njoftoi se deputeti Nikolla Gruevski pa arsye ka munguar në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj. Nën nenin 59 të Rregullores së Kuvendit shkruan se pas marrjes së njoftimit, Komisioni ka afat prej 15 ditë të bisedojë dhe më pas propozimin do ta dorëzojë në Kuvend që të shqyrtohet në seancën e parë të Kuvendit.

Ndryshe, Gruevski është zyrtarisht në arrati nga 13 nëntor 2018, kur u lajmëruar nga Budapesti dhe u mburr se kishte marrë azil. Kuvendi një herë u përpoq t’ia merr mandatin, por nuk u siguruan 80 vota, gjegjësisht dy të tretat e shumicës së votave të deputetëve.

LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button