Deskoska: Me ose pa VMRO-DPMNE-në, Ligji për prokurori do të miratohet

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në intervistë për Alsat M theksoi se me ose pa VMRO-DPMNE-në, Propozim-ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, transmeton Portalb.mk.

Rreth kërkesës së shfuqizimit të aktakuzave të Prokurorisë Speciale Publike, Deskoska shtoi se kjo do t’i tejkalonte linjat e kuqe dhe ligji nuk do të ketë asnjë rëndësi.

Në lidhje me “fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, Deskoska tha se nëse ajo ndërrohet, do ta konsiderojë misionin e saj të fundit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndryshe, deri tani ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme për marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button