Vuçiqi serbëve të Kosovës: Dilni në zgjedhje – tregoni sa e doni Serbinë

Nesër në ora 7:00 do të hapen të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut, përcjell Klan Kosova.

Pak kohë para nisjes së votimeve, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet për kryetarët e katër.

“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Pink”.

LEXO: Kosovë, sot heshtje zgjedhore në veri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button