Një kamion është përplasur në pikën e pagesës në Gradsko

Një kamion është përmbysur mbrëmë në autostradën Negotinë – Veles pasi është përplasur në pikë pagesën në Gradsko e cila tashmë nuk është në funksion.

Në aksident është lënduar drejtuesi i kamionit të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin në Veles. “Në rrugën Negotin-Veles, pikë pagesën e vjetër ‘Gradsko’ e cila tashmë është në funksion mbrëmë në orën 22:15 një kamion me targa të Velesit i drejtuar nga B.J (59) nga Bogdanci, është përplasur në një murrë betoni në pikë pagesë dhe është përmbysur”, thekson Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt ditor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button