fbpx

Lufta civile në Jemen i detyroi të zhvendosen nga vendi

Shumë civilë kanë humbur jetën nga lufta civile në Jemen që po vazhdon me vite, ndërsa mijëra familje janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’u strehuar në rajonet më të sigurta.

Yusuf Nebhen el-Haculi, është një ndër mijëra jemenas që e ndajnë të njëjtën fat. Migrantët e brendshëm si Yusuf, janë me fat nëse mund të gjejnë ndonjë vend për t’u strehuar, por dhimbjet e luftës i ndjekin kudo që të shkojnë.

Një ndër provincat, banorët e së cilës janë të detyruar të braktisin shtëpitë, është e dhe Hajjah në veriperëndim të vendit.

Yusuf, i cili ka qenë i detyruar të migrojë nga Hajjah në fillim të vitit 2016, por gjatë luftës është paralizuar dhe është i detyruar të përdorë karrocë për persona me aftësi të kufizuara, mundohet të mbijetojë në shtëpinë prej qerpiçi me 22 banorë të cilët i ka të afërm.

31 vjeçari Yusuf, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) thotë se pasi ka diplomuar nga fakulteti i menaxhmentit në vitin 2011 në kryeqytetin Sana, ka filluar të punojë si ndihmës drejtor në zyrën qendrore për taksa. Ai tregon se janë shndërruar në shënjestër pasi Huthitë kanë marrë kontrollin e qytetit dhe janë detyruar të braktisin vendin e tyre.

Ai duke theksuar se rreth 33 persona janë nisur nga Hajjah, kanë kaluar nëpër shkretëtirë dhe kanë paguar para kontrabandistëve.

– Dy familje jetojnë në një stallë të vjetër

Yusuf tha se udhëtimi i tyre ka kaluar vështirë pasi kanë qenë shumë në numër, duke treguar se udha ka zgjatur 3 ditë.

Ai rikujtoi se në fillim kur kanë arritur në Jawf, nuk kanë mundur të gjejnë tendë ose shtëpi ku mund të strehohen. “Pas një kohe e gjetëm këtë shtëpi. Këtu u vendosëm 4 familje, por dhomat nuk na mjaftonin, prandaj e pastruam edhe stallën e vjetër, ku u vendosëm dy familje”, u shpreh ai.

Yusuf më tej tregoi se pasi që janë vendosur në Jawf, Huthitë kanë nisur të përparojnë drejt qytetit dhe për këtë shkak edhe ai ka shkuar në frontin luftarak.

Ai thotë se në një përleshje është plagosur, pas së cilës është paralizuar, duke shtuar se nuk ka pasur mundësi të operohet.

Yusuf gjithashtu është detyruar të kujdeset për fëmijët e nipërve të tij, për shkak se baballarët e tyre kanë humbur jetën në luftë.

Ai thekson se shtëpia prej qerpiçi në të cilën jetojnë mund të rrëzohet në çdo moment. “Jetojmë 22 persona, prej të cilëve 16 janë fëmijë të vegjël. Unë ose personat tjerë nuk kemi mundësi për ta riparuar këtë shtëpi”, tha ai.

Yusuf shpreson se një ditë vendi i tij do të shpëtohet nga milicët, ndërsa thekson se kur do të përfundojë lufta kanë shumë punë për të bërë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close