Pesë kompani të reja kërkojnë nga Dogana të bëhen operator i autorizuar ekonomik

Pesë kompani duhet të marrin miratimin nga Drejtoria e doganave për operator të autorizuar ekonomik. Kërkesat, siç thonë nga Doganat për MIA-n, janë përpunuar dhe në këtë fazë ata nuk mund të japin emrat e tyre.

Kur këto pesë kërkesa do të aprovohen nga Drejtoria doganore edhe do të bëhen operatorë të autorizuar ekonomikë, ata do të bashkohen me dy kompani që tashmë kanë marrë miratimin e tillë, Evropa AD Shkup nga 5 janari i këtij viti dhe Fershped AD Shkup më 13 shkurt.

Marrja e licencës për kompanitë nënkupton procedurat e thjeshtuara për kontrollet doganore, gjegjësisht ato do të kenë procedura më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira.

Përmes operatorit të autorizuar ekonomik, lehtësohet tregtia ndërkombëtare dhe përshpejtohen procedurat doganore, me kohën minimale të nevojshme vetëm për kontrollimin e dokumenteve dhe gjithashtu uljen e harxhimeve për subjektet ekonomike.

Koncepti i operatorit të autorizuar ekonomik është partneritet i rinovuar midis Doganës dhe komunitetit të biznesit të prezantuar nga Organizata Botërore e Doganave dhe e pranuar në protokollin e pesë shtesë e cila ndryshon marrëveshjen e CEFTA-s.

Koncepti funksionon në vendet anëtare të CEFTA-s dhe në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button