Papua Guinea e Re është goditur nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmeti prej gjashtë shkallësh sipas Rihterit ka goditur sot Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Amerikan i Gjeologjisë (USGS) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar në veri të vendit, më saktësisht 12 milje në juglindje të Taronit.

Gjeologët amerikanë thonë se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 27 kilometrash.

Ende nuk ka informata për viktima njerëzore.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Papua Guinenë e Re në fund të shkurtit të këtij viti la të vdekur 125 persona dhe mijëra të tjerë pa kulm mbi kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button