Analiza e “Makfax”-it: Mediat dhe rrjetet sociale me gjykime ndaj Pavlle Bogoevskit

Deputeti i Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Pavlle Bogoevski dhe afera “gjysmë kokainë dhe vaji i kanabisit”, është ndeshur në shumë vlerësime negative në media dhe rrjete sociale. Bogoevski me atë “gjysmë që e ka blerë”, më shumë i ka inspiruar ndjekësit e rrjetit social “Tuiter”, transmeton Portalb.mk.

Sipas sentiment analizës së medies “Makfax”, nga 1606 etiketimeve, në “Tuiter” është paraqitur 943 herë, në media 418 herë, kurse më së paku në “Fejsbuk” me 245 herë, por në të gjitha artikujt e përmendur është komentuar negativisht.

Përmendja në “Fejsbuk”

Sipas analizës, te shfrytëzuesit e rrjetit social “Fejsbuk” është zhvilluar fushatë shumë negative kundrejt Pavle Bogoevskit. Nga analiza e 245 artikujve gazetaresk, ai është përmendur në kontekst shumë negativ në 130 shkrime dhe komente, kurse negative në 39 raste. Neutral është përmendur në 40 raste , kurse pozitivisht dhe shumë pozitivisht në 13 artikuj.

Përmendja në “Tuiter”

Për Bogoevskin në rrjetin social “Tuiter” ka 943 postime, prej të cilave 496 janë shumë negative, kurse 124 raste janë negative. Në po aq shkrime nuk ka ka as qëndrim negativ e as pozitiv kurse në 104 raste ai është përmendur në aspekt pozitiv, e në 95 raste në aspekt shumë pozitiv.

Duke i analizuar publikimet në media, nga 418 rasteve, është komentuar negativisht në 62 artikuj gazetaresk, kurse në 261 media është përdorur konteksti negativ i trajtimit të aferës së Bogoevskit.

Në 84 artikuj është mbajtur qëndrim negativ, në 10 qëndrim pozitiv kurse vetëm në një artikull gazetaresk është përmendur në aspekt shumë pozitiv.

Sentiment analiza është realizuar gjatë periudhës 14-17 maj 2019, dhe bazohet algoritmet kompjuteristike, me çka ka për detyrë të vlerësojë se në çfarë konteksti është përdorur një tekst i caktuar – shumë negativ, negativ, neutral, pozitiv apo shumë pozitiv. Janë analizuar 418 tekste të publikuara onlajn nga mediet, si dhe komentet e ndjekësve të “Tuiter”-it dhe “Fejsbuk”-it.

LEXO: Xhaferi s’ka bazë ligjore që t’i dërgojë deputetët në test për drogë, pritet kontrolli sistematik
LEXO: Deputetët e pavarur nga VMRO-ja kërkojnë ekip mjekësor të hënën në Kuvend që të testojë për drogë
LEXO: Për momentin nuk ka bazë për procedurë kundër Pavlle Bogoevskit, thonë nga kabineti i Xhaferit
LEXO: Bogoevski thotë se është incizuar nga një taksist: Kam porositur vaj kanabisi, jo kokainë
LEXO: VMRO kërkon dorëheqjen e deputetit Bogoveski pas skandalit me substancat narkotike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button