Shkup, sot dhe nesër do të mbahet festivali i luleve

Sot dhe nesër, 18 dhe 19 maj 2019, Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” do ta realizojë edicionin e gjashtë të festivalit të luleve, në Parkun e Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Festivali hapet sot, me defile në Kuvendin e Qytetit të Shkupit në ora 11:30, me fëmijë nga institucionet e arsimit parashkollor dhe të shkollave fillore.

Festivali organizohet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, ndërkaq atë do ta hap kryetari Petre Shilegov dhe drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Adrijan Muça.

Përveç llojeve të shumta të luleve që do të ekspozohen në kuadër të festivalit, do të realizohen edhe aktivitete muzikore.

Festivali i luleve në Shkup
Festivali i luleve në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button