Ministri Filipçe: Me subvencione për mjekësi familjare do të zgjidhet mungesa e 350 mjekëve

Subvencione për specializime në mjekësi familjare, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me rastin e shënimit të “19 Majit” – Dita e Mjekut Familjar, me të cilat do të plotësohet mungesa e mjekëve në mbrojtjen shëndetësore primare, njofton Portalb.mk.

Ministri Filipçe tha se, mbrojtja shëndetësore primare është shtylla e sistemit shëndetësor dhe se, së bashku me Bankën Botërore (BB) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë(OBSH) kanë realizuar regjistrim në terren ku kanë vërtetuar se, në disa rajone mungojnë mbi 350 mjekë amë dhe se, një nga mënyrat për të përmirësuar mbrojtjen shëndetësore primare është stimulimi i mjekësisë familjare, ndërsa theksi duhet të përqendrohet në programet parandaluese.

Një nga mënyrat për të avancuar mbrojtjen shëndetësore primare është stimulimi i mjekësisë familjare dhe theksi duhet të përqendrohet në programet parandaluese.

Ministri Filipçe tha se javën e ardhshme me Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH) do të dalin me informacion rreth kërkesave nga Shoqata e Mjekëve Privatë për rritje të kapitacionit dhe vlerën e pikës, sipas të cilit mjekët e zgjedhur paguhen, për të cilën tha se më herët janë pajtuar me Fondin që kjo çështje të zgjidhet në vitin 2020.

“Përveç informacionit rreth kapitacionit do të kërkojmë edhe shërbim më cilësor sidomos në programet e parandalimit”, tha Filipçe.

Sipas drejtoreshës së Klinikës së Fëmijëve dhe mësimdhënëse në katedrën për mjekësi familjare në Fakultetin e Mjekësisë, Katerina Stavriq, aktualisht në mjekësinë familjare ka 330 mjekë, ndërsa 80 janë në proces të edukimit plotësues.

“Duke pasur parasysh se numri i mjekëve amë tani është i vogël, 1,500 mjekë, besojmë se edhe mjekët e mjekësisë familjare me specializim dhe trajnime plotësuese përkatëse do të mund të sigurojnë mbrojt primare cilësore, sidomos në kontrollin e shëndetit riprodhues dhe kujdesin për fëmijët”, tha d-r Stavriq.

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të ripërcaktojë listën e shërbimeve që mjekët familjarë mund të japin në mbrojtjen shëndetësore primare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button