“Eurovision 2019”: Prezantim historik i Maqedonisë së Veriut, fitoi Holanda (VIDEO)

Në Tel Aviv është shpallur edhe fituesi i edicionit të sivjetmë të festivalit evropian të muzikës, “Eurovision 2019”, dhe është Holanda me këngën “Arcade” të interpretuar nga Duncan Laurence, e cila arriti të marrë 492 pikë, transmeton Portalb.mk.

Vendin e dytë e ka fituar Italia duke marrë 465 pikë, ndërsa të tretin Rusia me 369 me pikë.

Tamara me prezantimin më të mirë

Duhet të theksohet, se Maqedonia e Veriut ka përjetuar përfaqësimin më dinjitoz dhe historik gjatë gjithë rrugëtimit të saj në Eurovizion, pasi që me këngëtaren Tamara Todevska, me pikët e jurisë, gjatë gjithë kohës ka kryesuar listën e pjesëmarrësve. Megjithatë, janë votat e publikut ato që vendosin, të cilat bënë që “Proud”-i i Tamarës të rangohet e 8-ta duke siguruar 295 pikë.

Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut në Evrovizion

Në vitin 1998 me këngëtarin Vllado Janevskin – në finale në vendin 19, në vitin 2000 me grupin XXL – në finale në vendin 15, në vitin 2002 me Karolina Goçevën – në finale në vendin 19, në vitin 2004 me Toshe Proeskin – në finale në vendin 14, në vitin 2005 me Martin Vuçiqin – në finale në vendin 17, në vitin 2006 me Elena Risteskën – në finale në vendin 12, në vitin 2007 me Karolina Goçevën – në finale në vendin 14, në vitin 2008 me Tamara Todevskën, Adrijan Gaxhën dhe Vërçakin – nuk arriti në finale, në vitin 2009 me grupin “Next Time” – nuk arriti në finale, në vitin 2010 me Gjoko Tanevskin – nuk arriti në finale, në vitin 2011 me Vllatko Ilievskin – nuk arriti në finale, në vitin 2012 me Kaliopin – në finale në vendin 13, në vitin 2013 me Esmën dhe Llozanon – nuk arriti në finale, në vitin 2014 me Tijana Dallçeviqin – nuk arriti në finale, në vitin 2015 me Daniell Kajamakoskin – nuk arriti në finale, në vitin 2016 me Kaliopin – nuk arriti në finale dhe në vitin 2017 me Jana Burçeskën – nuk arriti në finale.

Në finale, pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria me përfaqësuesen, Jonida Maliqi e cila u rangua në vendin 18 duke siguruar 90 pikë.

Renditja e të gjitha shteteve finaliste në “Eurovision 2019”:

Momenti i shpalljes së fituesit të “Eurovision 2019”:

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas paraqitjes së sotme të Tamarës ka bërë thirrje deri te të gjithë miqtë e tij në Evropës, që të votojnë për #08.

“Paq fat #EkipiTamara, ne tashmë jemi #Krenar me ju. Deri te të gjithë miqtë e mi në Evropë, sot votoni me krenari për #08 dhe mbështeteni Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.

Jonida Maliqi u prezantua e dyta. Sekuenca nga interpretimi i saj:

Tamara Todevska u paraqit e teta. Sekuenca nga interpretimi i saj:

Finalistë ishin:

?? 1. Malta,
?? 2. Shqipëria,
?? 3. Çekia,
?? 4. Gjermania,
?? 5. Rusia,
?? 6. Danimarka,
?? 7. San Marino,
?? 8. Maqedonia e Veriut,
?? 9. Suedia,
?? 10. Sllovenia,
?? 11. Çipëroja,
?? 12. Holanda,
?? 13. Greqia,
?? 14. Izraeli,
?? 15. Norvegjia,
?? 16. Mbretëria e Bashkuar,
?? 17. Islanda,
?? 18. Estonia,
?? 19. Bjellorusia,
?? 20. Azerbajxhani,
?? 21. Franca,
?? 22. Italia,
?? 23. Serbia,
?? 24. Zvicra,
?? 25. Australia dhe
?? 26. Spanja.

LEXO: Ja kush janë grupi i dytë i finalistëve të ‘Eurovision 2019’
LEXO: Ja cilat janë këngët finaliste të Eurovision 2019 të natës së parë

Pjesëmarrja në finalen e “Eurovision 2019” vjen pasi që të martën dhe të enjten u mbajtën dy netët gjysmëfinale.

“Eurovision 2019” u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu u ndoq drejtpërdrejt edhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord, deri mbi 200 milionë shikues.

LEXO: Shqipëria me Jonidën u kualifikua në finalen e ‘Eurovision 2019′
LEXO: Maqedonia e Veriut me Tamarën u kualifikua për në finalen e ‘Eurovision 2019’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button