Çfarë është inflamacioni i vezoreve (oophoritis)?

Nëse nuk ka shtatëzëni, ndërsa pacientet janë të qëndrueshëm dhe me sistem të mirë imunitar, trajtimi nuk është i detyrueshëm në kushte spitali. Zakonisht fillon me antibiotikë në varësi të gjetjeve mikrobiologjike, shkruan Panacea.

inflamacionin e vepërçuesve (salpingitis) dhe atëherë quhet adnexitis – sëmundja e legenit. Infeksioni zakonisht nuk ndodh në vezoren, por ngjitet nga qafa e mitrës.

Si manifestohet

  • Zakonisht shfaqen dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e poshtme të stomakut;
  • Dhimbjet mund të shfaqen në njërën ose në të dyja anët e stomakut;
  • Dhimbjet mund të jenë të vazhdueshme ose në formën e ngërçeve;
  • Dhimbjet mund të përhapet në brendësi të kofshëve;
  • Mund të paraqitet temperatura e lartë trupore dhe ethe;
  • Shpesh shfaqen të përziera me neveri dhe të vjella;
  • Është e mundur edhe shfaqja e sekrecioneve vaginale me tipare të ndryshme, varësisht nga shkaktari;
  • Marrëdhënie seksuale të dhimbshme.

Si caktohet diagnoza?

Historia me skemë klinike dhe ekzaminim i hollësishëm gjinekologjik, ndihmon shumë në caktimin e diagnozës. Është e pëlqyeshme që të bëhen analiza të plota të pasqyrës së gjakut me formulë leukocitesh, sedimentimit dhe CRP-së, si dhe analizën e urinës (duke përjashtuar inflamimacionet e traktit urinar). Gjithmonë është mirë të kryhet edhe testi i shtatzënisë, për të përjashtuar shtatzaninë jashtë mitre. Gjithashtu është e pëlqyeshme që të bëhet bris nga vagina dhe qafa e mitrës me analizë mikrobiologjike. Ultratingujt e legenit mund të mos jenë specifike, por laparoskopia është një mjet shumë i veçantë dhe i fundit në caktimin e diagnozës.

Si trajtohet:

Nëse nuk ka shtatzëni, ndërsa pacientet janë të qëndrueshëm dhe me sistem të mirë imunitar, trajtimi nuk është i detyrueshëm në kushte spitali. Zakonisht fillon me antibiotikë në varësi të gjetjeve mikrobiologjike. Gjithashtu është e dëshirueshme që të administrohen analgjetikët, por në rast të komplikimeve, shkohet në trajtim kirurgjikal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button