“Lagjja e Trimave”, mbrojtja kërkon anulimin e aktvendimit

Akuzat terrorizëm dhe për organizim terrorist, me të cilat u dënuan me 746 vite burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës kundërshtohen nga mbrojtja. Avokatët e tyre kërkojnë anulimin e këtij vendimit të shkallës së parë. Sot, në Gjykatën e Apelit, vazhdoi shqyrtimi i ankesave të të dënuarve nga “Lagja e Trimave”, njofton Alsat M.

Nga pala mbrojtëse e të dënuarve, u tha se akuza për këto vepra penale ka qenë e gabuar që nga fillimi i këtij procesi gjyqësor. Avokati Elenko Millanov tha se Prokuroria publike është dashur ta ngrit aktakuzën në bazë te fakteve, të cilat sipas tij në Gjykatën Penale nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Dëshmi të qartë dhe precize se kush ka filluar i pari me intervenim nuk është theksuar gjatë procesit gjyqësorë. Përderisa bërja e rezistencës ndaj intervenimit policorë është krejtësisht tjetër vepër penale. Fakti i të vrarëve nga radhët e policisë së shtetit në atë aksion është kualifikimi i duhur juridik Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 5, ku janë të parashikuar dënimet e njëjta”, deklaroi avokati Elenko Millanov.

Sipas palës mbrojtëse, termi terrorizëm në të drejtën ndërkombëtare përdoret kur ka sulm ndaj civilëve, ndërsa në këtë rast avokati Naser Raufi thotë se ka pasur një përleshje të armatosur nga të dyja palët. Ai tha se policia ka hapur zjarr pa paralajmërim në Lagjen e Trimave, duke shprehur indinjatën që në shkallë të parë u pranuan të gjitha dëshmitë e propozuar nga Prokuroria, ndërsa nuk u morën parasysh asnjë nga faktet e palës mbrojtëse, të cilat mund ta anulonin aktakuzën.

“Propozimet ishin për marrjen në pyetje të një numri të madh të dëshmitarëve, të cilët kanë njohuri për këtë ngjarje. Propozimi për dëshmitë materiale dhe ekspertizat të cilat mund ta anulonin aktakuzën. Prokurorit publik iu lejua që në fund të procesit të prezantoj edhe CD si dëshmi materiale”, tha avokati Naser Raufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button