SKENARI: Jo vetëm Juventusi, por edhe Interi mund ta lërë Milanin pa Champions!

Kur kanë mbetur edhe 180 minuta deri në mbyllje të kampionatit italian të futbollit, ka ende disa verdikte që mbeten për t’u përcaktuar. Duke nisur nga mbijetesa. Chievo dhe Frosinone e kanë prerë biletën tashmë, por mbetet për t’u përcaktuar edhe ekipi i tretë që do t’i bashkohet rënies në Serie B, transmeton Syri.net

Momentalisht është Empoli, që ka një kalendar aspak të lehtë, pasi do të presë Torinon, në garë për një vend në Europa League. Skuadra granata duhet medoemos për të mbajtur shpresat gjallë, ndryshe merr fund që këtë fundjavë gjithçka. Ndërkohë, toskanët në javën e fundit udhëtojnë në “San Siro” ndaj Interit.

Sakaq, Genoa, që  ndodhet vetëm 1 pikë më lart zonës së rrezikshme, pret Cagliarin që ka shpëtuar dhe në javë të fundit udhëton në Firence ndaj vjollcëve. Udinese, sakaq, pret SPAL, që ka shpëtuar tashmë, ndaj do të përpiqet të fitojë gjithashtu, ashtu sikurse Parma ka një ndeshje brenda fushe, ndaj Fiorentinas, që edhe nëse humbet, duhet vetëm të barazojë në javën e fundit.

Image

Por, nëse mbijetesa përfshin pesë skuadra, thuajse e njëjta gjë ndodh edhe me Champions League, aty ku Inter, Atalanta, Milan dhe Roma janë në valle, duke lënë momentalisht jashtë Torinon, që ndodhet pak e shkëputur.

Juventusi do të jetë edhe gjyqtari i vërtetë, pasi pret Atalantan. Në rast suksesi të bardhezinjve dhe fitore të Milanit, atëherë kuqezinjtë (nëse mundin Frosinonen) marrin vendin e katërt, një javë nga fundi (ndeshjen e fundit kuqezinjtë e kanë në Ferrara ndaj SPAL).

Sakaq, Roma, edhe me pikë të barabarta me Milanin dhe Atalantan është “e djegur”, pasi në takimet direkte kundërshtarët janë paraqitur më mirë.

Por, edhe nëse Atalanta humbet, atëherë situata bëhet disi tragjikomike. Në fakt, Milani nuk do të kishte asgjë të sigurt nëse Interi barazon në “San Paolo” ndaj Napolit. Kjo sepse, nëse në javën e fundit të kampionatit, të tre skuadrat në fjalë (Inter, Milan dhe Atalanta) e mbyllin me pikë të barabarta, pra 68, atëherë hyn në fuqi takimi direkt.

NDESHJET DIREKTE

Inter-Atalanta   0-0

Atalanta-Inter   4-1

 

Milan-Atalanta 2-2

Atalanta-Milan 1-3

 

Inter-Milan        1-0

Milan-inter        2-3

Atalanta është në avantazh me Interin për ndeshje direkte, por jo përballë Milanit, që në anën tjetër është i mundur në ndeshjet direkte me zikaltrit. Në atë moment, futet në fuqi rregulli dy: golaverazhi. Dhe, nisur nga matematika, aktualisht, diferenca e golave është kështu:

Atalanta +31

Inter +26

Milan +16

Pra, e përmbledhur: nëse Interi merr 2 pikë në dy javët e fundit, Atalanta 3 pikë dhe Milani 6, atëherë e pësojnë kuqezinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button