May, drejt largimit. Kush pritet ta pasojë?

Kryeministrja britanike, Theresa May ka përcaktuar kohën e largimit të saj dhe ka shkrepur edhe “plumbin” e parë të startit, për ata që janë në garë për ta zëvendësuar, transmeton Top Channel. 

Ish-Sekretari i saj i Jashtëm, Boris Johnson e ka bërë të ditur tashmë se do të hyjë në garën për “10 Downing Street”. Por, kush tjetër është pretendent për të drejtuar Partinë Konservatore dhe Qeverinë britanike?

Johnson ka qenë kryebashkiak i Londrës nga viti 2008 deri në vitin 2016 dhe një prej mbështetësve më të zëshëm të “Brexit”-it. Por, ai ishte i pari që hodhi kapelën në ring për të zëvendësuar Mayn.

Për bastvënësit, deputeti nga Esher and Walton, Dominic Raab renditet pas tij si konservatori i dytë me më shumë mundësi për të marrë lidershipin e partisë.

Raab pasoi David Davis si Sekretar Shteti për “Brexit”-in, përpara se të jepte dorëheqjen nga qeveria në nëntor të vitit 2018. Tjetër pasues i mundshëm i Mayt mund të jetë Michael Gove, një tjetër mbështetës i “Brexit”-it, i cili pasohet nga Jeremy Hunt.

Në referendumin e vitit 2016, Hunt mbështeste qëndrimin e Britanisë në BE. Të tjerë emra, ndonëse me koefiçentë më të lartë dhe me më pak gjasa, janë Matthew Hancock, Rory Stewart, Sajid Javid dhe Penny Mordaunt, që bastvënësit e kuotojnë me koefiçentin 23.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button