19- vjeçarja me numrin e këmbës 49

Studentja, gati 2 metra e gjatë ka gjithashtu vetëm një palë këpucë me taka dhe i duket e vështirë të gjejë këpucë të tjera për këmbën e saj.

Ashtu sikurse çdo vajzë e moshës së saj, Emma Cahill ka shumë qejf të veshë këpucë me taka, por pazari për të nuk është dhe aq i lehtë.

Kjo për faktin se 19- vjeçarja nga Worcester ka këmbët më të mëdhaja nga çdo femër tjetër në Evropë dhe ajo ka mundur të gjejë vetëm një palë këpucë që i përshtaten në Gjermani.

Studentja, gati 2 metra e gjatë ka gjithashtu vetëm një palë këpucë me taka dhe i duket e vështirë të gjejë këpucë të tjera për këmbën e saj.

Zonjusha Cahill thotë se ajo ëndërron të ketë një palë këpucë Labutin, por në kushtet në të cilat ndodhet mund të kënaqet vetëm me ato që ka. Për më tepër kur i vesh Cahill bëhet edhe më e gjatë çka i largon meshkujt prej saj.

Por problemet e Emmas nuk mbarojnë me kaq. Për shkak edhe të gjatësisë e të shëndetit që ka, ajo ka vështirësi në gjetjen e rrobave të përshtatshme, ka vështirësi të hyjë në makinë si dhe përkulet sa herë duhet të kalojë një portë.

Lajme të ngjashme

Back to top button