Ramazani në Kuds, 200 mijë palestinezë kanë falur namazin e xhumasë në Al-Aksa

Rreth 200.000 palestinezë kanë falur namazin e xhumasë në kompleksin Al-Aksa në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Kudsi Lindor është qyteti në të cilin gjendet xhamia e Al-Aksës, e cila është kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë lutjeve.

Përveç kësaj, në këtë qytet gjenden edhe vendet më të rëndësishme të shenjta për të krishterët dhe hebrenjtë.

Përkundër të gjitha vështirësive dhe pengesave të Izraelit për të parandaluar palestinezët që të vijnë në Al Aksa, ata kaluan pikën ushtarake në mes të Bregut Perëndimor dhe Kudsit për të falur namazin e xhumasë në Al-Aksa.

Policia izraelite bllokoi trafikun në rrugët pranë qytetit të vjetër në Kudsin Lindor. Përveç autobusëve, askush nuk mund ta kalonte atë rrugë. Pas një udhëtimi të gjatë, palestinezët arritën në Al-Aksa, e cila u mbush sot me besimtarë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Vakëfit Islam të Kudsit, namazin e xhumasë e kanë falur rreth 200.000 palestinezë. Imami i xhamisë Al-Aksa, Sejh Yusuf Abu Suneyne, bëri thirrje botës islame për unitet.

Imami Al-Aksës Seyh Ismail Navahde në hutbe, duke iu drejtuar besimtarëve, i bëri thirrje botës arabo-islame për të mbrojtur Al-Aksën dhe Kudsin. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ardhjes në Al-Aksa.

Pas namazit të xhumasë pati turma njerëzish në dyert e Al-Aksës, ndërsa disa besimtarët u sëmurën për shkak të turmave në rrugë.

Në rajonin e Al-Aksës në gatishmëri ishin qindra policë izraelitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button