Gjenerali Gjurçinovski: ARM do të ristrukturohet në formacion të ri në 10 vitet e ardhshme

Procesi i transformimit të Armatës në strukturë të re të formacionit do të zgjatë deri në 10 vjet, paralajmëroi eprori i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-nënkolonel, Vasko Gjurçinovski, njofton Portalb.mk.

Transformimi i ARM-së është paralajmëruar në Kontrollin strategjik të mbrojtjes të miratuar në vitin e kaluar, ndërkaq Gjurçinovski pret që presidenti dhe komandanti suprem, Stevo Pendarovski së shpejti ta konfirmojë strukturën e re dhe formacionin e armatës, e cila do ta përfshijë përbërjen aktive dhe rezerve.

Formacioni i ri, sipas gjeneralit, do t’i përfshijë dhe përshtatë përbërjen aktive, rezervën aktive dhe të përgjithshme, gjegjësisht përbërjen rezerve e cila do të plotësohet dhe funksional dhe mbetja tjetër e forcave rezerve.

Gjurçinovski thekson se reformat në Armatë janë në fazë përfundimtare. Pritet që në qershor Qeveria ta miratojë planin afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes, e cila tani intensivisht është përgatitur për bashkëpunim me Aleancën.

“Deri më tani kemi pasur qëllime miqësore, tani, si anëtare të NATO-s, do të kemi qëllime operative, me tipe të forcave që duhet t’i përgatisë për operacione të aleancës dhe pajisje të cilën duhet ta posedojnë. Nga NATO na thonë, gjithmonë keni plane të mira, por tani do të duhet që t’i realizoni”, thotë gjenerali Gjurçinovski.

Qëllimi kryesor i reformave është që të përgatitet batalioni i lehtë luftarak, që do të jetë i gatshëm të marrë pjesë nëpër operacione të Aleancës.

“Ajo është imperativ”, thotë Gjurçinovski, i cili pret që dokumentet reformuese të kompletohen deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button