Shteti nga taksat rrugore vitin e kaluar ka fituar 40,5 milionë euro

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore vitin e kaluar ia ka dalë të inkasojë 40,5 milionë euro nga arkëtimi i pagesave rrugore në autostradat e Maqedonisë. Të dhënat e raporteve financiare të kësaj ndërmarrjeje publike, për vitin 2018, thonë se shteti ia ka dalë të tërheqë për 5% më shumë mjete nga qytetarët për taksa rrugore në krahasim me vitin 2017, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Plani i kësaj ndërmarrjes publike, për vitin e kaluar ka qenë edhe më ambicioz, ashtu që nga arkëtimi i shërbimit për shfrytëzim të autostradave ka qenë e planifikuar të mblidhen 44,6 milionë euro ose për 4,1 milionë euro më shumë në krahasim me mjetet që realisht janë mbledhur. Edhe në tremujorin e parë të vitit 2019 nga taksat rrugore janë grumbulluar 7,7 milionë euro, përkatësisht për 6,2% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, NP për rrugë shtetërore vonohet me realizimin e premtimeve. Arkëtimi elektronik i taksës rrugore duhej të ishte instaluar në gjysmën e parë të vitit 2016. Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, këto ditë deklaroi që së shpejti do të fillojë funksionimi i i arkëtimit elektronik të taksave rrugore. Brenda 20 ditësh pritet të lëshohet në përdorim pagesa rrugore në Gjevgjeli, kurse në vjeshtë do të jetë gati edhe ajo në Demir Kapi.

Dhe derisa arkëtimi elektronik i pagesave rrugore në Korridorin 10 ende nuk ka përfunduar, NP për rrugë shtetërore tash më po përgatitet për të shpallur tender shtesë për ndërtim dhe instalim të sistemit elektronik për arkëtim të pagesave rrugore përgjatë Korridorit 8 dhe në autostradën Milladinovci – Shtip.

Kredia e re nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim e kap shumën prej 15,3 milionë euro dhe me atë janë përfshirë të gjitha autostradat që nuk janë pjesë e Korridorit 10. Njëkohësisht, tashmë pesë vite me radhë janë duke u shpenzuar 18,7 milionë euro për pagesat rrugore prej Tabanovce deri në Gjevgjeli, që donë të thotë se për arkëtim elektronik të pagesave rrugore dhe modernizimin e tyre është paraparë të ndahen madje 34 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button