Autostrada Milladinovc –Shtip: Ndërtim, provizione dhe vonesa (Kronologji)

Me afat të shkelur të ndërtimit nga madje dy vjet, këto ditë po mbarojnë përgatitjet për lëshimin në përdorim të autostradës Milladonovc- Shtip. Ndërtimi i tij filloi më 21 shkurt të vitit 2014, me premtim nga qeveria e atëhershme se pjesa e gjatë 47 e rrugës kilometra do të përfundojë më 1 maj 2017. Për projektin me vlerë prej 206 milionë euro kah fundi i vitit 2013 u ngrit kredit nga banka kineze “Eksim”, pasi më parë qeveria nuk arriti të gjejë kompani private që do ta ndërtonte dhe do të mblidhte të ardhura nga pikpagesat e autostradës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e VMRO-DPMNE arriti ta zgjedhë kompaninë kineze “Sinohidro” për kontraktues për kryerjen e punimeve në këtë autostradë. Me publikimin e “bombave” të LSDM-së tregohet se autoritetet e atëhershme kanë arritur të veçojnë provizion gjatë zgjedhjes së kontraktuesit të punëve. Më 26 mars, Zoran Zaev e publikoi bombën e 14 në të cilën u dëgjuan audio incizime për marrëveshje të provizionit që duhet të marrë pushteti nga marrëveshja me “Sinohidron”.

Gjatë ndryshimit të pushtetit, në maj të vitit 2017 janë përfunduar vetëm 60% e punëve të përgjithshme para lëshimit në përdorim të projektit. Afati i parë nga 1 maj 2017 është shkelur disa herë edhe gjatë kohës së garniturës aktuale në pushtet. Në vend të deri në 30 shtator 2018, autostrada mbaron disa muaj më vonë. Afati i fundit për hapjen e kësaj pjese të autostradës  është fundi i majit 2019.

Autostrada e ardhshme do të jetë e gjerë 27.4 metra, me dy korsi dhe një korsi për ndalje të veturave. Në trase janë ndërtuar shtatë unaza, nga të cilat më e gjëra është ajo në Milladinovc ku bashkohet me trasetë e Korridorit 8 dhe 10. Autostrada nuk ka tunel, por përgjatë rrugës është vendosur pajisje bashkëkohore, kabllo optikë, gardh mbrojtës, barriera mbrojtëse nga zhurma. Tani duhet të ndërtohen dy pikpagesat dhe të vendosen video për mbikëqyrje. Shpejtësia maksimale për lëvizje në këtë autostradë është 130 kilometra në orë, ndërsa në të do të udhëtohet për më së paku 45 minuta mes Shkupit dhe Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button