Bashkësia e LGBT-së i shpërbleu deputetët të cilët u japin përkrahje personave të kësaj bashkësie

Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë më 17 maj, për herë të parë në Kuvend u organizua ngjarje në të cilën deputetët që i përkrahën këto qytetar të shoqërisë, morën shpërblim prej tyre, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti nacional për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë i ndau shpërblim për përkrahës së vitit Grupit parlamentar interpartiak për përkrahje të së drejtave të personave të grupit LGBT.

Nëntë deputetë nga ky grup morën pjesë në fushatën “Mos gjyko kush kënd dashuron”.

Deputetja Maja Moraçanin tha se ky grup ka dorëzuar amendament të Ligjit për shërbime audiovizuele me të cilin kërkohet ndalim në mediat për gjuhë të urrejtjes dhe ksenofobisë drejt njerëzve me orientim më të ndryshëm seksual për atë që konsiderohet si tradicionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Thyerja e akullit shkon shumë vështirë, por nëse fitojmë më shumë deputetë koleg, puna jonë do të shkojë shumë m lehtë. Për herë të parë në Ligjin për diskriminim janë futur identiteti gjinor dhe orientimi seksual”, tha deputetja Jagoda Shahpaska.

Nga vetë gjashtë, sot ky grup parlamentar interpartiak është rritur në 15 deputetë. Mes tyre, nuk ka asnjë deputet të VMRO-DPMNE-së, vetëm Nola Ismajlllovska nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button