Dhjetë talentet e mëdhenj që mund të ndryshojnë skuadra gjatë verës, nga De Ligt te Felix dhe Aouar

Shumë lojtarë të rinj, nën moshën 21-vjeçare kanë befasuar botën e futbollit me paraqitjet e tyre të mira këtë sezon me skuadrat respektive.  

Afati kalimtar i verës është pothuajse i hapur dhe klubet e mëdha në Evropë janë gati për të forcuar apo për të shtuar cilësitë në skuadër, transmeton Telegrafi.

Ata me vizion afatgjatë do të kërkojnë të hartojnë një plas që sheh transferimin e ndonjërit prej të rinjve më të talentuar që dalin në kontinent.

Mediumit britanik Daily Mail ka publikuar 10 lojtarë të moshës nën 21 vjeç të cilët mund të bëjnë transferime të mëdha gjatë verës.

Në këtë listë sigurt që bëjnë pjesë kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, por edhe lojtar tjerë si sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic dhe Joao Felix i Benficas.

Telegrafi më poshtë ua sjell këtë 10 talent:

Matthijs de Ligt (19 vjeç) – Ajax, qendërmbrojtës

Houssem Aouar (20 vjeç) – Lyon, mesfushor

Joao Felix (19 vjeç) – Benfica, mesfushor- sulmues

Alexis Claude-Maurice (20 vjeç) – Lorient, mesfushor- sulmues

Luka Jovic (21 vjeç) – Eintracht Frankfurt, sulmues

Nikola Milenkovic (21 vjeç) – Fiorentina, qendërmbrojtës

Ismaila Sarr (21 vjeç) – Rennes, sulmues anësor

Xavier Mbuyamba (17 vjeç) – MVV Maastricht, mbrojtës

Gedson Fernandes (20 vjeç) – Benfica, mesfushor

Samuel Chukwueze (19 vjeç) – Villarreal, sulmues anësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button