Publikuesi i “bombave” – Ilija Gromovnik, më i fshehtë se CIA

33 ditë, ose thënë në mënyrë popullore më shumë se një muaj, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut mundohen që ta zbulojnë lokacionin se prej ku është personi që publikon përgjime për funksionarët, nën emrin e njohur në opinion si “Ilija Gromovnik”, njofton Portalb.mk.

Ai kohë pas kohe publikon ndonjë bisedë telefonike, më së shpeshti nga politikanët e njohur ose personat që në aspektin mediatik janë të ekspozuar, incizime për të cilat, të paktën shumica, kanë dalë se 100% janë të njëjta me ato që i ka në pronësi Prokuroria Speciale Publike.

Të gjitha kompetentët për këtë problematikë për “Slloboden Peçat” thonë se hetimi vazhdon, po konstatohet se prej ku janë publikuar incizimet, kush i publikon dhe prej cilit lokacion. Zyrtarisht, asnjë organ hetues në vend nuk tregon se deri ku është hetimi.

Derisa hetuesit mundohen që të zbulojnë se prej nga “frynë era”, opinioni nga mediat kanë mësuar se “bombat” publikohen nga IP-adresë nga Budapesti (Hungari), qytet në të cilin është azilant ish kryeministri Nikolla Gruevski. Derisa hetimi zgjatë, për besueshmërinë e bisedave që shpërndahen në rrjetet sociale janë deklaruar edhe PSP edhe kryeministri Zoran Zaev.

Ai ka deklaruar se një pjesë e bisedave të përgjuara që i ka dëgjuar, janë pjesë e pakos me materiale që i ka dorëzuar në PSP dhe se është me rëndësi që MPB dhe Prokuroria të veprojnë sipas kompetencave të tyre.

“Nga MPB jam informuar se ata po i ndërmarrin të gjitha veprimet dhe masat në pajtueshmëri me ligjin. Ata veprojnë, pres vendime nga Prokuroria Publike. E di se përpara një ose dy javëve, gjithashtu, ka pasur transmetim të bombave që kanë prekur edhe në privatësinë dhe është dorëzuar padi përkatëse penale nga ana e Prokurorisë Publike. Nëse përsëriten këto çunë, ligji është i qartë rreth kësaj, se si të veprojnë institucionet. Për mua është me rëndësi që institucionet të veprojnë. Nëse ato janë pjesë e bisedave, nga ajo që e kam dëgjuar, por s’i kam dëgjuar të gjitha bisedat, pasi që më vinte mundim t’i dëgjoj pas një kohe të gjatë, një pjesë e tyre janë pjesë e pakos që i kam dorëzuar në PSP, që gjithsesi konfirmon se ne kemi marrë një pjesë të asaj që gjatë asaj kohe në mënyrë të paligjshme është përgjuar dhe bisedat janë shërpndarë në të gjitha anët”, deklaroi Zaev.

Nga PSP, pas kësaj deklaruan se nuk gjasa teorike që incizimet të kishin rrjedhur prej tyre.

Pastaj theksuan.

“Incizimet, gjegjësisht ‘bombat’ merren nga kasaforta, dëgjohen dhe kthehen me kontroll të ashpër”, thonë nga PSP.

Ata nuk duan që të komentojnë për bisedat telefonike që janë publikuar në shumë media.

Në internet janë publikuar katër biseda të përgjuara nga një person me emrin “Ilija Gromovnik”, ndërkaq bisedat janë publikuar në rrjetin rus Vk.com, nën hashtagun “Çiço” dhe “Makedonija”. Shfrytëzuesi me të njëjtin pseudonim ka publikuar katër biseda me titujt: “Oliver dhe Gordana”, “Koço dhe Sashe”, “Frçko dhe Albert Musliu” dhe “BC dhe Damjan Mançevski”.

Sipas ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë, të miratuar në vitin 2015-të, publikimi i këtyre materialeve është e paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button