Autobusi udhëtues i BE-së nga sot do të udhëtojë nëpër vend me rastin e Ditës së Evropës 2019

Si pjesë e fushatës “BE-ja për Ty”, autobusi i BE-së me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorë të disa Shteteve Anëtare të BE-së, studentë dhe përfaqësues të mediave do të vizitojnë 8 qytete në mbarë vendin në periudhën 20-31 maj 2019.

Qëllimi i autobusit udhëtues të BE-së, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është të themelojë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë qytetarët dhe të dëgjojë shpresat dhe shqetësimet e tyre mbi Bashkimin Evropian dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetje lidhur me Bashkimin Evropian, procesin e aderimit në BE, mundësitë për financim nën IPA dhe programet tjera të BE-së për ndihmë, nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin e autobusit të BE-së.

Vizitat përfshijnë debate me nxënës të shkollave të mesme mbi “Vizionin e rinisë për Bashkimin Evropian”, rodeo aktivitete me biçikleta për më të rinjtë, si dhe aktivitete tjera.

PROGRAMI I AUTOBUSIT TË BE-së

Qyteti Ambasadori-ja Data Koha
Kumanovë Milan Jazbek, Slloveni 20 maj (E hënë) 10.00
Sveti Nikollë kristijan Timonie, Francë 21 maj (E martë) 10.30
Vinicë Samuel Zhbogar, BE 22 maj (E mërkurë) 11.00
Delçevë Vouter Plomp, Holandë 23 maj (E enjte) 11.00
Strugë Samuel Zhbogar, BE

Viorel Stanila, Rumani

Mats Stafanson, Suedi

27 maj (E hënë) 12.00
Dibër Danijela Barisiç, Kroaci 29 maj (E mërkurë) 11:00
Radovish Angel Angelov, Bullgari 30 maj (E enjte) 11.00
Gevgjeli Laszlo Duks, Hungari 31 maj (E premte) 11.30

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button